Pjesa e trete e Transformes “Lidershipi yt”

Pjesa e trete e Transformes “Lidershipi yt”

Ne literaturen mbi zhvillimin personal mund ta gjesh kete fakt qe sigurisht edhe ti e ke lexuar apo degjuar:
Ti je mesatarja e pese personave me te cilet shoqerohesh me se shumti ne jeten tende!

Detyra jote tani eshte t’i gjesh keta 5 persona qe me se shumti e kalon kohen dhe te reflekton rreth ketyre pikave:
– Si e kalojne kohen keta 5 persona?
– Gjithmone duke kerkuar shoqeri, apo guxojne edhe te jane vet?
– Duke vrapuar dhe stresuar apo te qete dhe ne paqe?
– Per cka flasin? Me shume thashethena apo zhvillim?
– Lavderohen apo jane modest dhe e dijne madheshtine  e tyre pa kerkuar aprovime nga te tjeret?
– Ankohen non stop apo flasin per prosperitet?
– A eshte gjithmone dikush tjeter fajtor per gabimet apo mossukseset e tyre apo vet e marrin pergjegjesine?
– Punojne vetem sa per te mbijetuar apo punojne me pasionin e vet?
– Flasin per probleme apo zgjdhje te problemeve?
– Jetojne ne harmoni apo jo balanc e kaos?
– Imitojne te tjeret apo krijojne gjera autentike origjinale?
– E jetojne jeten e lumtur apo pretendojne te jene te lumtur?

Tani merr fryme thelle! Me duhet ta them te verteten.
Pergjigjjet e ketyre 5 personave je ti vet! Per kete mund te pergezoj, apo edhe uroj se ka shprese.
Edhe ti e din me siguri se ate qe e sheh dhe perjeton jashte teje, eshte reflektim i yt i mbrendshem. Apo ate qe e ndin dhe perjeton mbrenda teje do te shef dhe perjeton jashte teje.

Vetem ti e din se a eshte koha te ndryshosh apo t’ja vazhdosh?

 

Dallimin ne mes fituesit dhe viktimes eshte shume i madh.

Në ketë video mund ta shikosh pjesen e tretë se cfarë permban ky nivel i programit edukues Transforma.

Programi “Transforma” eshte duke kerkuar fitues! A je ti ai person te cilin “Transforma”  dhe une e kerkojme? Me sjell ndryshime dhe me kontribu nga nje nivel me i larte i vetedijes eshte e mundur vetem nese punojme nga qendrimi i fituesit!

Videoja ben fjale per lidershipin holistik dhe per mesimet e ushtrimet qe do te aplikohen ne nivelin e trete te “Transformes”. Shiqoje ate dhe nese nuk e ke shiqu pjesen e pare dhe te dyten ato i gjen ne Youtube, skaj videos se pjeses se trete!

Mesazhi i ketij niveli, eshte se zhvillimi personal nuk ka te bej vetem me informacione mbi mesimet te reja, por edhe informacione si me i eliminu mesimet e vjetra limituese!
Kjo e fundit eshte me sfiduese dhe per shume kend e pamundur!

Nëse dëshiron të kthehesh te faqja e parë dhe te aplikimi kliko këtu. 

shaha

Pershendetje kisha dashur te jem pjes e kti programi veq sa lexova diqka rreth programit tuaj jam shum e interesuar per kto tema qe po i lexoj titujt.Sjam shum e zoja ne teknologji kompjuteri por kam fillu andaj deshira ime eshte qe te jem pjes e bashkepunimit mundsisht me informoni per te reja.prsh SUKSESE

Your email address will not be published. Required fields are marked *