Synetija është një ndër traumat më të mëdha dhe të thella të fëmijërisë.
Nuk dëshiroj të argumentoj kundër ritualeve religjioze apo thënieve të ndryshme, si e pse, por dëshiroj të koncentrohem se çka ndodhë me fëmiun kur dikush i panjohur i hyn në trup dhe ja merr një pjesë të trupit pa pas fuqi me e mbrojt vetvetën.
Kjo ndodhë çdo verë, dhe dhjetëra mijëra djem të vegjel hyjnë në traumën e parë të jetës së tyre. Të tjerat trauma perveç synetisë janë abuzimet fizike, psiqike dhe seksuale.
Synetija sipas meje hyn në kategorinë e abuzimit fizik dhe të integritetit personal të fëmiut.
Trauma që ju shkaktohet këtyre voglushave, mbulohet thellë në mbrendësinë e tyre, duke mos pasur guxim kurrë të flasin për këtë dhe duke mos e trajtuar këtë ngjarje. Kjo traumë e regjistruar në trup një kohë të gjatë mund të shkaktoj edhe frika tjera, depresione, ankthe më vone.
Baballarët e djemëve të vegjël e përjetojnë këtë traumë përsëri kur janë të detyruar vet të jen prezent në momentin kur fëmiut të tij ju bëhet ky trajtim.
Perspektiva e një terapisti apo çdo kujt që është liruar nga traumat e veta e shikon këtë trajtim kështu: “femiut i mirret e drejta me vendos për trupin e vet dhe trupi i tij është në disponim të dikujt tjetër për momentin. Kjo është e padrejtë dhe shkelje e të drejtës elementare të femiut.”
Jam e vetëdijshme që këto rreshta që po i shkruaj nuk janë lehtë të lexohen, ndoshta janë edhe provokuese.
Për disa të tjerë, e ndoshta për ty, do të jetë si verifikim i një informate që e ke ditur dhe ndi por që ske guxuar ta diskutosh, sepse nuk ja vlen. Une mendoj se ja vlen, sidomos nëse është tabu të diskutohet.
Aspekti tjetër është fakti se ky ritual është bë industri. Industri e banketave, dasmave, e veshëmbathjës, muzikës, si dhe përfitimeve të kirurgve. Këta të fundit skanë shumë zgjedhje, vetëm se e mirëpresin verën.
Më poshtë vijon tregimi i Benjaminit 6 vjeçar që është relevant ta tregoj:
Ai ishte ende në shok kur banketi ndodhi. Djali ka qenë në këtë gjendje disa ditë. Në banket as nuk kishte apetit për ushqim, për pije apo të vallezonte. Ai ishte ngujitur në karrigën e vet në gjendjen e tij shokuese dhe i shiqonte njerëzit duke vallëzuar. Une isha afër tij dhe vëllezerve të tij non stop. Fjalët e tij kurrë nuk do t’i harroj dhe atë moment Benjamini ma ka dhuru një perspektivë të përjetshme që do ta ndaj këtu me ty” Ky banket nuk është bë për neve, por për juve!” Ishte një signal që më tingeëloj “zgjohu Elvira”.
Benjamini jo vetëm që ishte i shokuar nga organi i tij i masakruar, (ashtu e quante vet) por edhe nga vallëzimet e të rriturve.
Kur njeriu është në traumë dhe në shok i ndryshon edhe ngjyra e lëkures. Këtyre fëmijeve dhe baballarëve të tyre ngjyra e ftyresh ju ndryshonte nga e verdha në të gjelbër.
Kur babai i femiut alivanoset, apo s’mund të qëndroj gjatë këtij intervenimi ky është një signal që diçka nuk është në rregull. Trupi kurrë nuk dërgon signale të gabuara. Kur diqka është tejet e rëndë për trupin ai “shkëputet” nga vetëdija, në këtë mënyrë e “mbron” vetën.
E drejta e secilit është të vendos për trupin e vet pa marrë parasysh mosha. Përndryshe nëse diçka i bëhet pa leje apo kundër lejës, kjo është automatikisht shkelje elementare e të drejtës së fëmiut?
Shpresoj se herën tjetër do të mendosh dhe veprosh ashtu siç ti dhe zemra jote e ndin e jo normat apo ritualet e dikujt tjetër. Zemra kurrë nuk gabon.